Mbappe nuk do të shkojë askund

  • 21 May 2019 - 17:01
Mbappe nuk do të shkojë askund

Kylian Mbappe do të vazhdojë të luajë për Paris Saint-Germainin edhe sezonin e ardhshëm, ka thënë kampioni francez në një komunikatë për media.

Ylli francez Mbappe tronditi të dielën kur tha se është duke e konsideruar të ardhmen në PSG, në fjalimin e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Ligë 1, pasi u shpall Lojtari i Vitit si dhe Lojtari i Ri i Vitit në Francë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën tha se tani po vinte në një pikë kthese në karrierën e tij dhe se është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi, mbase në PSG, apo diku tjetër me një projekt të ri.

Si kundërpërgjigje, PSG-ja e publikoi këtë deklaratë në Tëitter: “Lidhje të forta e kanë bashkuar PSG-në me Kylian Mbappen për dy vjet dhe historia e njëjtë do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm”.

“Me synime të përbashkëta për ta shkruar historinë në futbollin evropian, 50 vjet nga themelimi i PSG-së, ne kemi rastin që së bashku ta shkruajmë një faqe të madhe në histori dhe secili lojtar i madh do ta luajë rolin e vet, gjithmonë duke punuar për ekipin”, thuhet tutje në reagim.

Për 20-vjeçarin është përfolur se mund të kalojë në Real Madridi që prej shpërthimit të tij me Monacon..

(Kosova Sot Online)