Lamtumira 'fantazmë' pas 7 vitesh te Milani

  • 21 May 2019 - 17:33
Lamtumira 'fantazmë' pas 7 vitesh te Milani

 

Dikur kapiten... Sot thjesht një lamtumirë "fantazmë". Anonim, le të themi. Ditën e dielë, në "San Siro" përshëndetën publikun Ignazio Abate dhe Cristian Zapata, që nuk do të rinovojnë kontratën e tyre pasi klubi kuqezi ka vendosur kështu, por duhet të ishin në fushë për të përshëndetur edhe dy personazhe të tjera: Riccardo Montolivo dhe Andrea Bertolacci.

E nëse për mesfushorin e ardhur nga Genoa, nëpërmjet Roma, nuk ishte ndonjë çudi e madhe, ka bërë bujë lënia jashtë (nuk ishte as në pankinë dhe as në tribunë) e ish-kapitenit të ardhur nga Fiorentina 7 vite më parë. Madje, Montolivo, bashkë me familjen, të dielën ka udhëtuar drejt Dubait, për të pushuar, pasi e ka mbyllur me Milanin dhe as në ndeshjen e fundit nuk do të udhëtojë drejt Ferrarës, ndaj SPAL.

Image

Gennaro Gattuso nuk ka treguar kurrë motivin e vërtetë se pse Montolivo nuk ka luajtur asnjë sekondë këtë sezon, edhe në emergjencë totale, duke u fshehur pas "zgjedhje teknike", ndërsa në anën tjetër, Montolivo nuk ka dhënë asnjë version. Orët e fundit, në rrjetet sociale, shumë tifozë janë vendosur "pro" mesfushorit, duke i dalë në mbrojtje për sjelljen e klubit karshi tij.

Image

Në anën tjetër,ka nga ata që e akuzojnë se "vodhi" rrogën për disa vite (Montolivo paguhet 3,5 mln euro në sezon). Jo vetëm, por sipas drejtuesve, Montolivo ishte "spiuni" i dhomave të zhveshjes, ai që i përcillte gazetarëve informacionet dhe ai që përçante ekipin.

Image

Aq sa, Clarence Seedorf, u shkarkua nga Berlusconi pikërisht sepse Montolivo do të shkonte në vilën e ish-presidentit për t'i treguar "bëmat" e trajnerit, mes tyre edhe shërbimi i ushqimit në dhomë që i shkonte sa herë ekipi udhëtonte jashtë qytetit...

Image

Por, ka edhe një version tjetër: që kur verën e shkuar, mesfushori nuk pranoi asnjë destinacion tjetër, qoftë edhe në huazim, por qëndroi për të përfituar paratë e kontratës së majme, klubi vendosi t'ia paguante, duke e lënë jashtë projektit.

(Kosova Sot Online)