Akuza të rënda, e keni kthye futbollin si në kohën e okupimit

  • 21 May 2019 - 17:47
Akuza të rënda, e keni kthye futbollin si në kohën e okupimit

Kampionati i Kosovës mori fund, por komentet për të vazhdojnë të jenë tejet të shumta.

Akuzat për ndeshje të kurdisura, për gjyqtarë të shitur dhe për një FFK- të paorganizuar nuk kanë të ndalur.

Së fundmi ka qenë trajneri i Llapit, Tahir Batatina që ka kritikuar drejtuesit e futbollit tonë, sipas të cilit e kanë kthyer futbollin sikur në kohën e okupimit.

Ai e ka bërë një krahasim rreth ceremonisë së Juventusit me rastin e pranimit të trofeut të titullit të kampionit italian me atë skandaloze që ishte organizuar në Drenas kur Kupa ishte vendos në një tavolinë plastike.

Image

“Kështu bëhet organizimi i titullit FFK… Nëse nuk dini mundeni me pyet sepse mjete keni duke i deklaruar në Kuvendin e Punës “Pesë milionë euro “ ndërsa titulli epet sikurse në kohen e okupimit sa ishte futbolli i Kosovës. A jeni duke e ditur se ne jemi pjesë e futbollit Evropian!!!! Mos i humbni investitorët, mos i zhgënjeni adhuruesit e futbollit dhe mos i fyeni futbollistët që derdhën djersen për 12 muaj rresht deri tek suksesi”, ka shkruar Batatina në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)