Real Madridi heq dorë për sulmuesin e Frankfurtit

  • 21 May 2019 - 18:21
Real Madridi heq dorë për sulmuesin e Frankfurtit

Real Madridi ka hequr dorë nga gara për ta blerë sulmuesin e Frankfurtit, Luka Jovic, për shkak të kërkesave të larta të klubit gjerman. Por, rivali i përjetshëm i Madridit, Barcelona, është futur tani në garë për shërbimet e tij.

Frankfurti ka këmbëngulur në kërkesat e veta për Jovicin, 100 milionë euro, por Real Madridi ka refuzuar ta paguajë këtë shumë dhe ka hequr dorë nga ai, sipas La Sexta.

Për sulmuesin serb është përfolur vazhdimisht se do të kalojë në kryeqytetin spanjoll, te klubi që po planifikon ta rindërtojë skuadrën në verë pas një sezoni të tmerrshëm pa trofe për standardet e veta.

Duke ditur se Madridi ka nevojë të madhe për sulmues cilësorë, Frankfurt synon të përfitojë nga shitja e 21-vjeçarit, por presidenti i gjigantit spanjoll, Florentino Perez, nuk ka pranuar t’ia plotësojë kërkesat gjermanëve.

Ndërkohë, Barcelona tani është futur në garë për shërbimet e sulmuesit, pasi e ka dëgjuar lajmin, edhe pse Antoine Griezmann është prioritet.

(Kosova Sot Online)