Challandes, sot zbulon ekipin e Kosovës për ndeshjet e qershorit

  • 22 May 2019 - 12:02
Challandes, sot zbulon ekipin e Kosovës për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja e Kosovës përkatësisht trajneri Bernard Challandes, sot mbasdite pritet ta zbulojë listën e skuadrës me të cilën do të udhëtojë drejt Malit të Zi dhe Bullgarisë ku do të zhvillojë ndeshje në kuadër të eliminatoreve për kampionatit Evropian.

Burime të “Kosova Sot Online”, vlerësojnë se priten disa ndryshime në listë, derisa prurja më e madhe është ajo e Florent Hadergjonajt nga Hundersfield.

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala për “Kosova Sot Online”, ka thënë se përveç listës sot do të bëhet e ditur e gjitha agjenda e kombëtares, derisa edhe këtë herë stërvitjet do të bëhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova me 7 qershor ndeshet me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa me 10 qershor me Bullgarinë në Sofje.

(Kosova Sot Online)