Unitedi zhgënju në kampionat por biletat për sezonin e ri po i shet në kohë rekorde

  • 22 May 2019 - 13:09
Unitedi zhgënju në kampionat por biletat për sezonin e ri po i shet në kohë rekorde

Manchester United ka dështuar në sezonin që lamë pas që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, mirëpo kanë arritur të nxjerrin diçka pozitive.

Një sezon për t’u harruar për Djajtë e Kuq, që e përfunduan me një humbje turpëruese nga Cardiff City (2-0), që kishte rënë nga liga.

Solskjaer u mundua deri në fund që ta shpëtonte sezonin e Manchester Unitedit, pasi e mori drejtimin e skuadrës në dhjetor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Jose Mourinho që kishte shkaktuar një kaos klub.

Sidoqoftë, sipas Mike Keegan nga Daily Mail, Djajtë e Kuq kanë shitur 52 mijë biletat për sezonin e ri, më shpejtë se çdo skuadër tjetër në Ligën Premier.

Në mars, Manchester United njoftoi tifozët e tyre se kanë 100 mijë bileta për sezonin 2019/20, por që 52 mijë u shitën brenda dy ditësh.

Richard Arnlod nga Grupi Menaxherial i skuadrës angleze ka thënë “Është për t’u befasuar se çfarë mbështetje të madhe po na japin tifozët tanë. Sezoni i ri do të jetë i zjarrtë, por edhe që do të ketë shumë befasi, 52 mijë bileta tashmë janë shitur në kohë rekorde”.

Manchester United pritet që në verë t’i bëjë disa transferime, në mënyrë që të konkurrojë me skuadrat tjera për trofeun e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Evropës.

(Kosova Sot Online)