Aro Muriq me urim special për Dresheviqin
Portieri i Kosovës, Arjanet Muriq i ka uruar mirëseardhje debutuesit të ri te Kosova, Ibrahim Dresheviq.
Challandes e ka ftuar për herë të parë futbollistin që luan për Heerenveen. Me një postim me zemër, Muriq duket i lumtur për ardhjen e futbollistit që deri tani ka qenë i panjohur për opinionin futbolldashës në Kosovë.
Dresheviq është 22 vjeçar, luan si qendërmbrojtës, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e grupmoshave të reja të Suedisë.
(Kosova Sot Online)