Dy finalistët e Championsit në listën e ngushtë të Barcelonës

  • 22 May 2019 - 15:56
Dy finalistët e Championsit në listën e ngushtë të Barcelonës

Divock Origi e Fernando Llorente janë futur në listën e ngushtë të dëshirave të Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Ata shihen si zëvendësues idealë të Luis Suarezit

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Kevin Prince Boateng nuk la shenja në Camp Nou dhe pritet të largohet pas gjysmë sezoni të kaluar aty.

E tash, gjiganti katalunas po planifikon ta gjejë një zëvendësues ideal për Luis Suarezin.

Image

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi dhe ai i Tottenhamit, Fernando Llorente janë futur në listën e ngushtë për këtë verë, shkruan e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.

Image

Mirëpo, objektivi më i madh i kampionit spanjoll është Antoine Griezmann, i cili e ka konfirmuar largimin nga Atletico Madridi.

(Kosova Sot Online)