Pas deklaratave te Mbappes fshihet Reali

  • 22 May 2019 - 16:45
Pas deklaratave te Mbappes fshihet Reali

Kilië Mbape prishi lumturinë në të cilën dukej se po jetonte PSG-ja. Sulmuesi francez kërkon më shumë protagonizëm dhe vëmendje ndaj tij. E bëri një deklaratë të tillë në mënyrë publike, pa u fshehur, përpara kamerave dhe në mbrëmjen gala të futbollit francez.

Mbape vuri në dyshim të ardhmen e tij në Paris dhe kërkoi ndryshimin e statusit nëse drejtuesit duan që ai të vazhdojë në këtë skuadër.

Gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen, duke marrë për bazë deklaratat e tij të forta.

Ajo që u kuptua është se dera për largimin nga Franca është e hapur dhe jo vetëm ai, por edhe Nejmar mund të braktisin PSG-në. Mund ta bëjnë edhe të dy në merkaton e verës, çka do të ishte një goditje e rëndë për klubin francez.

REAL MADRID– Nëse ekziston një klub në Europë i interesuar për të transferuar një yll, ai është Reali i Madridit. Nga zyrat e “Santiago Bernabeu”-t e kanë të qartë se Mbape dhe Nejmar janë dy lojtarët që do të tronditnin merkaton dhe do të rikthenin vëmendjen në Madrid.

Por nga ana tjetër, Florentino Perez dhe të besuarit e tij kërkojnë që të mos futen në një betejë direkte me PSG-në, por as me Emirin e Katarit, pronari i klubit nga Parisi.

Image

Taktika e Realit ka qenë gjithmonë e njëjta, të presin momentin e duhur dhe kohën që klubi dhe futbollistët të hedhin hapat konkretë kur terreni të jetë i shtruar për negociata.

Askush nga Reali nuk ka bërë lëvizje deri tani, por e dinë mjaft mirë që destinacioni i pëlqyer i dy futbollistëve të Parisit është “Santiago Bernabeu”. Tifozët madrilenë kërkojnë një futbollist “galaktik” pas sezonit katastrofë dhe të dështuar.

Mbape dhe Nejmar janë të dy lojtarët që mund të kënaqin dëshirat e tifozëve madrilenë. Ata madje u bënë të lumtur që në momentin kur Mbape tha fjalët se mund të largohej nga PSG-ja.

STRATEGJIA– Reali nuk duhet të tregohet i vonuar dhe duhet t’i bëjë lëvizjet e tij, por sigurisht që është shumë i kujdesshëm. Nuk duan të prishin marrëdhëniet me PSG-në, por me asnjë klub tjetër në Europë.

Respekti në maksimum, por nëse lojtarët thonë se duan të largohen nga PSGja, atëherë drejtuesit madrilenë nuk mund të rrinë duarkryq. Për momentin, u takon që të presin të kuptojnë se çfarë po ndodh në Paris dhe sesi do të shkojnë takimet mes Mbapesë dhe drejtuesve të skuadrës franceze.

SHITJE- Madrilenët nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë strategjinë dhe planet e tyre për projektin e së ardhmes. Plani është të shesin lojtarë dhe të mbushin arkat nga këto shitje për të ndryshuar futbollistët për të cilët Zidan ka vendosur të largohen.

Me Militaon dhe Rodrigon të zyrtarizuar, i radhës do të jetë Hazard. Sipas “MARCA”-s, Reali kërkon 200 milionë euro nga shitjet, në mënyrë që të shpenzojë 300 në merkato.

Ky plan nuk lidhet me transferimin e Nejmarit dhe Mbapesë, sepse këta të dy duan ndryshim strategjie. Te Reali e dinë situatën ekonomike…

(Kosova Sot Online)