Maldini: Finalja me Liverpoolin më ka mësuar diçka shumë të rëndësishme

  • 22 May 2019 - 17:43
Maldini: Finalja me Liverpoolin më ka mësuar diçka shumë të rëndësishme

Në mendjen e futbollistëve të Milanit ende mbetet finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll, ku nga rezultati 3-0 ne pjesën e parë humbën Kupën.

Njëri nga ta është edhe kapiteni Paolo Maldini, i cili kujton atë moment të dhimbshëm.

“Kam humbur një finale të Ligës së Kampionëve duke marrë tre gola në gjashtë minuta. Afërsisht 1% që nuk ishte kështu. Përvoja gjithmonë më ka thënë që nuk ka mbaruar derisa gjyqtari të fërshëllejë“, ka thënë legjenda e Milanit.

Paolo Maldini pas humbjes së finales në vitin 2005 kundër Liverpoolit, dy vite më vonë e fitoi atë në Athinë po me të njëjtin kundërshtar.

(Kosova Sot Online)