100 milionë euro në 4 vite, Juventusi ka akord me Guardiolan!

  • 23 May 2019 - 12:03
100 milionë euro në 4 vite, Juventusi ka akord me Guardiolan!

“Juventusi dhe Pep Guardiola kanë arritur një akord që parashikon trajnerin spanjoll në stolin bardhezi për katër vite me një rrogë thuajse 24 mln euro në sezon.

Sipas asaj që zbulon AGI, firma parashikohet më 4 qershor. Më pas, të premten më 14 qershor prezantimi zyrtar, dita kur - thjesht rastësi - turi për të vizituar "Allianz Stadium" dhe Muzeumin e Juventusit është fshirë (anuluar) në mënyrë misterioze".

Misteri Juventus-Guardiola shton një tjetër kapitull: sot në mëngjes, AGI, agjencia italiane e shtypit, aktive nga viti 1950, ka lëshuar këtë bombë, përmbledhur në tekstin e mësipërm, ku flitet për një akord me trajnerin e Manchester City.

Image

Kjo i shtohet aludimeve të pak ditëve më parë, ku edhe në Spanjë folën për këtë mundësi, por edhe një radio italiane do ta trumpetonte.

Të martën, zëri për transferimin e Guardiolas në Itali u bë viral, aq sa u përfol për qëndrim të trajnerit të Cityt në Palazzo Parigi në Milano. Por, menjëherë ra kjo hipotezë, duke qenë se sipas verifikimeve, Guardiola ishte nisur për në Abu Dhabi, aty ku do të takojë personalisht pronarin e Manchester City.

Mansur bin Zayd Al Nahyhan do t'i ofrojë Pepit kontratën e re, që është thuajse 100 mln sterlina për pesë vitet e ardhshme: 20 mln sterlina në sezon. Veç kësaj, palët do të flasin edhe për merkaton dhe ngjarjet e fundit me UEFA-n.

Pikërisht Guardiola, i ngacmuar nga gazetarët përpara finales së FA Cup, tha: "Nuk do të shkoj te Juventusi apo në Itali. Kam edhe dy vite kontratë, nuk lëviz. Jam i kënaqur këtu. Sezonin tjetër do të jem sërish te City".

Image

Kuotat - Por, një tjetër provë vjen nga kuotat e basteve. Në fakt, SNAI e ka vendosur në krye të listës Pepin, aq sa koeficienti për emërimin te stoli bardhezi është 1,5, ndërsa ndjekin Sarri me 3, Mourinho me 4, Pochetino me 5 dhe Conte e Inzaghi me nga 8..

(Kosova Sot Online)