Tifozët e Interit kërcënojnë ekipin

  • 23 May 2019 - 12:37
Tifozët e Interit kërcënojnë ekipin

Interi do të luajë sezonin në 90 minuta ndaj Empolit këtë fundjavë. Zikaltërit kërkojnë të jenë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, ndërsa miqtë të mbijetojnë në Seria A.

Mbështetësit zikaltër të “Curva Nord” kanë dalë me një deklaratë kur kanë qenë të ashpër me ekipin e tyre.

“Do të japim gjithçka që t’iu mbështesim dhe në fund do të jetë festë ose luftë. Kemi vendosur të mbështesim grupin, duke hequr protagonistët individual dhe mbetemi të bindën se po ndërtojmë një të ardhme.

Nëse nuk arrihet objektivi, duhet të largohen të gjithë ata që kanë qenë protagonistë negativë të sezonit,jo vetëm Icardin. Mbeteti të sigurt se ende mund të përfundojë mirë.

Na tregoni se keni bërë zgjedhjen e duhur, forca Inter”, ishte deklarata e klubit ku shprehen qartë se duan ndëshkime në rast dështimi, megjithëse ata nuk diskutojnë “luftën” me Ikardin që duket se nuk ka më kthim pas.

(Kosova Sot Online)