Zyrtare: Juanfran largohet nga Atletico

  • 23 May 2019 - 13:07
Zyrtare: Juanfran largohet nga Atletico

 

Juanfran ka njoftuar se ka marrë vendim që të largohet përfundimisht nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi spanjoll përmes një konferencë të organizuar për media ka deklaruar se tashmë nuk është pjesë e skuadrës madrilene.

“Këto janë ditët e mia të fundit në Atlético de Madrid, shpresoj që të kthehem së shpejti. Është ajo që dua, sepse kjo është shtëpia ime. Këto vite kanë qenë të mrekullueshme, të pabesueshme … vitet më të mira të karrierës sime“, ka thënë 34 vjeçari.

Juanfran është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2011 ku ka bërë 243 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.

(Kosova Sot Online)