Projekti i ri i Zidane nis nga mesfusha

  • 23 May 2019 - 13:30
Projekti i ri i Zidane nis nga mesfusha

Pas Toni Kroos një tjetër lojtar shumë i rëndësishëm i mesfushës së Realit të Madridit do të rinovojë kontratën me Los Blancos. Bëhet fjalë për fituesin e Topit të Artë Luka Modric.

Zinedine Zidane ka dhënë ok-in që Modric të qëndrojë në skuadër edhe për 2 sezonet e ardhshme dhe drejtuesit e klubit merengues do t’ia zgjasin me 1 vit kontratën aktuale 33-vjeçarit e cila i skadon në verën e vitit 2020.

Sipas mediave spanjolle në ditët e ardhshme lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018, do të hedhë firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me Realin e Madridit deri në vitin 2021.

Pavarsisht se mosha nuk premton më, Zidane ka bindjen se Modric me eksperiencën e tij do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën dhe për lojtarët e rinj që do të vinë.

Me rinovimin, bie poshtë çdo mundësi që kroati të largohet nga Santiago Bernabeu dhe Modric do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Juventusin dhe sidomos për Interin që verën e kaluar shfaqi interes të madh për kroatin.

(Kosova Sot Online)