Historia e dashurisë së Laudas: Stjuardesa ia shpëtoi jetën duke ia dhuruar veshkën

  • 23 May 2019 - 13:54
Historia e dashurisë së Laudas: Stjuardesa ia shpëtoi jetën duke ia dhuruar veshkën

Para dy ditësh u bë e ditur se tri-herë kampioni botëror i Formula 1, Niki Luada, ndërroi jetë. Megjithatë, ai kishte qenë afër vdekjes edhe një herë tjetër, por e kishte shpëtuar atëherë e dashura e tij, duke ia dhuruar veshkën.

Birgit Wetzinger e kishte takuar austriakun Niki Lauda gjatë kohës sa po punonte si stjuardesë. Pikërisht Birgit, që ishte e martuar me Laudan për 11 vjet, ia shpëtoi jetën Luadas në vitin 2005.

Birgit, që ishte 30 vjet më e re sesa bashkëshorti, ia dhuroi veshkën austriakut vetëm tetë muaj pasi e filluan lidhjen e tyre.

Pasi u pensionua nga karriera e tij për herë të dytë, Lauda u interesua më shumë linjën e tij për udhëtime me aeroplanë, Lauda Air, të cilën e kishte krijuar në vitin 1985.

Pikërisht përmes kësaj kompanie të tij, Lauda e takoi Birgitin, e cila në atë kohë punonte si stjuardesë. Dyshja e filloi lidhjen në vitin 2004 dhe më pak se një vit më vonë, jeta e Laudas ishte në rrezik për jetë për shkak të veshkës.

Image

Lauda ia kishte kërkuar njërën veshkë djalit nga martesa e tij e parë, mirëpo mjekët i kishin thënë se trupi i tij nuk do ta pranonte atë veshkë. Pas kësaj, Birgiti kishte insistuar që edhe ajo të testohet nëse mund t’ia dhurojë veshkën dhe mjekët e kishin aprovuar këtë herë.

Tre vjet pas transplantit, dyshja u martua larg syrit të publikut dhe ceremonia e tyre zgjati vetëm shtatë minuta, sipas gazetës gjermane, BILD.

Austriaku ishte 59-vjeçar në atë kohë, ndërsa Birgit sapo i kishte mposhtur 29 vjet. Dyshja qëndruan të martuar deri në vdekjen e Laudas dhe u lindën edhe by binjakë, Max dhe Mia, në vitin 2009.

Image

(Kosova Sot Online)