Ekskluzive: Genc Nuza gjykon në finalen e Kupës së Kosovës

  • 23 May 2019 - 15:02
Ekskluzive: Genc Nuza gjykon në finalen e Kupës së Kosovës

Gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuzës i është besuar finalja e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll e cila zhvillohet nesër ndërmjet Feronikelit e Trepçës’89 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Burime te “Kosova Sot Online” të afërta me Federatën e Futbollit të Kosovës na mësojnë se ndihmës të Nuzës do të jenë, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt Befasor Kasumi.

Nuzës vazhdimisht i janë besuar ndeshjet kryesore këtë vit, ai me plotë sukses e mbylli edhe ndeshjen “finale” që përcaktoi titullin e kampionit ndërmjet Feronikelit e Prishtinës.

Kjo edhe ka bërë që Komisioni për delegimin e gjyqtarëve t’ja besojë edhe këtë ndeshje Nuzës i cili tashmë njihet si gjyqtar me përmasa ndërkombëtare.

Për Nuzën kjo është finalja e tretë që gjykon ai më herët kishte ndarë drejtësinë ne finalen Feronikeli – Hajvalia dhe Llapi – Besa.

Image

(Kosova Sot Online)