Portugalia shpresat te Ronaldo

  • 23 May 2019 - 16:48
Portugalia shpresat te Ronaldo

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka zbuluar listën e futbollistëve të cilëve I ka dërguar ftesë për fazën finale të “Nations League”. Do të jetë edhe Cristiano Ronaldo për të tentuar trofeun e edicionit të parë të këtij turneu. Mungesa që bie në sy është ajo e Andres Silvas, që luan te Sevilla i huazuar nga Milani.

Portugalia do të përballet më 5 qershor me Zvicrën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet një ditë më pas mes Holandës dhe Anglisë.

Lista e Portugalisë:

Portierë: Beto, Rui Patricio, Jose Sà.

Mbrojtës: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, José Fonte.

Qendërmbrojtës: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, William Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho.

Sulmues: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Gonçalo Guedes, Rafa Silva.

(Kosova Sot Online)