Man Unitedi vjen me ofertë marramendëse për De Ligtin

  • 24 maj 2019 - 09:47
Man Unitedi vjen me ofertë marramendëse për De Ligtin

Sipas gazetës spanjolle, Sport, Manchester Unitedi i ka ofruar kapitenit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit, një ofertë marramendëse, përshirë këtu pagë prej 14 milionë eurosh për vit, apo 270 mijë eurosh në javë.

Transferimi i shumëpritur i qendërmbrojtësi të Ajaxit, Matthijs de Ligt, në Barcelonë është duke u vlerësuar më pak i mundur gjatë ditëve të fundit.

Më herët ishte raportuar se De Ligti është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Barcelonës, ku do të bashkohej me bashkëlojtarin e tij në Ajax, Frenkie de Jongun, i cili veçse i është bashkuar skuadrës katalonase.

Për transferimin e mundshëm të De Ligtit në Barcelonë ishte përfolur qysh kohë më parë, mirëpo pas sezonit të mrekullueshëm të Ajaxit, agjenti i 19-vjeçarit, Mino Raiola, beson se oferta e Barcelonës duhet të jetë më e mirë.

“Blaugranët” nuk po pranojnë ta ndryshojnë ofertën e tyre dhe kjo gjë ka bërë që Manchester Unitedi t’i futet kësaj gare.

Përderisa “Djajtë e kuq” janë për momentin në një periudhë të keqe dhe nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ata janë klub shumë më i pasur sesa Barcelona, përkundër që këta të fundit janë më të mirë në fushën e lojës për momentin.

Kështu, Manchester Unitedi është në gjendje t’ia ofrojë De Ligtit kontratën që Raiola e dëshiron, prej 14 milionë eurosh në vit. Kjo pagë do ta bënte De Ligtin njërin ndër futbollistët më të paguar në klub.

Në kontratën e tij me Manchester Unitedin do të përfshiheshin edhe shumë bonuse, përfshirë këtu bonuse për çdo paraqitje, çdo gol e çdo asist. 

(Kosova Sot Online)