Nga harkimi i Modric dhe fjalët e Casillas, Sergio Ramos zgjedh golin e karrierës

  • 24 May 2019 - 16:19
Nga harkimi i Modric dhe fjalët e Casillas, Sergio Ramos zgjedh golin e karrierës

Sergio Ramos është në prag të publikimit të një dokumentari, ku do të rrëfejë jetën e tij dhe prapaskenat në skenën e futbollit ndërkombëtar.

Në një fragment të publikuar nga Real Madridi, kapiteni tregon për atë natë të madhe të 24 majit 2014, kur klubi madrilen mposhti 4-1 Atletico Madrid në finalen e Champions League, që u zhvillua në Lisbonë, të Portugalisë.

Kujtojmë që 90 minutat u mbyllën në shifrat 1-0 për Atleticon dhe në minutën e parë shtesë Sergio Ramos shënoi me kokë golin e barazimit, që i hapi rrugë golit të Bale, Marcelo e Ronaldo në kohën shtesë.

“Kanë kaluar pesë vite, por duket sikur ka ndodhur dje. Në futboll koha kalon shumë shpejt dhe në atë kohë dhe akoma emocionohem. Kemi shkruar historinë e klubit tonë edhe sepse kishim shumë kohë që nuk e fiton një Champions, ishte Championsi im i parë.

Pas atij momenti i thashë mamasë sime të ndodhë çfarë të ndodhë tani do vdes i qetë dhe besoj se ky është goli më i mirë dhe goli i karrierës sime për gjithçka që përfaqëson, jo vetëm për mua, por për të gjithë botën e futbollit dhe për klubin tonë”, thotë Ramos kur shikon momentet e atij goli, të shënuar pesë vite më parë.

{https://twitter.com/i/status/1131922801475117058}

“Besova tek ai top perfekt që po vinte dhe ia dola, ishte një harkim i madh nga vëllai im Modric”, vijon më tej 33-vjeçari, teksa shpjegon se Casillas i thotë në veshë “Vëlla, të dua”, dhe i jep një puthje të madhe, për atë gol të shënuar.

Më tej tregon se me punë dhe besim arritën të fitojnë të famshmen “La Decima”, që përkon me Championsin numër 10 të fituar nga Real Madridi.

(Kosova Sot Online)