Pas Grezdas, edhe Basha e ‘thumbon’ Panuccin

  • 24 maj 2019 - 18:06
Pas Grezdas, edhe Basha e ‘thumbon’ Panuccin

Duket se rezultatet negative të Kombëtares shqiptare kanë ardhur për shkak të Christian Panuccit.

Të paktën kështu lënë të kuptohet futbollistët të cilët nëpër intervista të ndryshme, thonë se Edi Reja, trajneri i ri i Shqipërisë, është më ndryshe se Panucci.

I fundit që ka folur për këtë është mesfushori, Edi Reja.

“Është ndryshe, Panucci vendosi rregullat e tij dhe u munduam t’i zbatojmë. Duhen respektuar. Nuk e di nëse ishin pozitive apo jo. Mund të them që është ndryshe me Rejën. Nuk ia jap gjithë fajin Panuccit, por kur janë rregullat duhen respektuar. Jemi përgatitur pak taktikisht, po punojmë në aspektin fizik. Më pas do shohim si do stërvitemi. Ka më shumë eksperiencë dhe shikohet që ka raport tjetër me lojtarët”, deklaroi Basha.

(Kosova Sot Online)