Pochettino: Te ardhmen e vendosi pas finales me Liverpoolin

  • 24 May 2019 - 19:19
Pochettino: Te ardhmen e vendosi pas finales me Liverpoolin

E ardhmja e Mauricio Pochettinos te Tottenhami është në dyshim, pasi trajneri argjentinas preferohet nga shumë klube të ndryshme, sidomos nga Juventusi.

Argjentinasi ka zhvilluar një sezon fantastik, pasi klubi londinez nuk bleu asnjë lojtarë, as në afatin e verës, as në dimër. Pavarësisht kësaj, Tottenhemin për herë të parë në histori do të luajë në një finale të Ligës së Kampionëve, kundër Liverpoolit.

Pochettino ka folur për të ardhmen duke thënë se nuk do të marr vendim para finales. “Nuk do të marr asnjë vendim përpara finales kundër Liverpoolit. Është shumë e rëndësishme të njoh planet që ka klubi për të ardhmen”.

“Nëse duam të rikthehemi përsëri në finalen e Ligës së Kampionëve vitin tjetër dhe duam të rivalizojmë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titull, atëherë duhet të përforcohemi në verë”, ka thënë Pochettino.

(Kosova Sot Online)