Valverde sqaron të ardhmen: Kam besimin e presidentit

  • 24 May 2019 - 20:53
Valverde sqaron të ardhmen: Kam besimin e presidentit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur sot në mbrëmje për mediat në prag të finales së Kupës së Mbretit, ku skuadra “blaugrana” do të luajë ndaj Valencia. Duke folur për të ardhmen e tij, trajneri tha: “Sot për sot e kam mendjen te ndeshja finale dhe e vetmja gjë që më shqetëson është fitorja”.

“Ne jemi pjesë e spektaklit, e asaj që ndodh në fushën e lojës. Mjafton të shohësh përreth për të kuptuar se çfarë ndodh te skuadrat e tjera. Marcelino (trajneri i Valencia) rrezikoi vendin, te Real ndërruan disa herë trajneri”, u shpreh Valverde.

Gjithsesi, trajneri pranon se ka mbështetjen e klubit. “Nuk kam patur ankesa as nga presidenti dhe as nga anëtarët e tjerë të klubit. Ata gjithnjë e kanë respektuar punën time, nga dita e parë dhe deri më sot”.

(Kosova Sot Online)