Reagon Hallaçi: “Nuk e meritoja mënyrën si më larguan”

  • 25 maj 2019 - 10:20
Reagon Hallaçi: “Nuk e meritoja mënyrën si më larguan”

Rrahman Hallaçi nuk është më pjesë e Kukësit. Klubi doli me njoftim zyrtar se kjo ndarje ka ardhur me dëshirën e ish kapitenit, por Hallaçi ka përgënjeshtruar gjtihçka.

Hallaçi është larguar nga posti zëvendës trajnerit të Kukësit, këtë e konfirmoi dje klubi verilindor.

Klubi tha fillimisht se ish-kapiteni i skuadrës është larguar me dëshirë, por Hallaçi, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur poshtë gjithçka.

Duke kujtuar vitet e arta, Hallaçi ndër të tjera shkroi: “Unë personalisht nuk doja kurrë të ikja nga Kukësi im, por vetëm kaq, nuk dua të flas më shumë për arsyet e largimit dhe as nuk mundet njeri të më largojë nga Kukësi përfundimisht ndonjëherë”.Hallaçi përgënjeshtron Kukësin: Mënyrën si më larguan, nuk e meritoja

Postimi i plotë:

“Përshëndetje miq! 8 vite së bashku përjetuam emocione të jashtëzakonshme, fituam trofe, kaluam shumë raunde në Europë, e ngritëm emrin e Kukësit shumë lart dhe për këtë jam shumë krenar si kuksian i vërtetë dhe shumë i fortë. Gjej rastin të falënderoj iniciatorin e planit të ngritjes së Kukësit në futboll, Z.HASAN HALILAJ, FAMILJEN KASTRATI, Z.FLAMUR HOXHA, Z.BASHKIM GJOKA, Z.RAME GECI, PRESIDENTIN SAFET GJICI PER INVESTIMIN KOLOSAL QE KA BERE NE KUKES, si dhe shumë njerëz të tjerë të nderuar, që kanë kontribuar për Kukësin, me shumë respekt për të gjithë.

Unë personalisht nuk doja kurrë të ikja nga Kukësi im, por vetëm kaq, nuk dua të flas më shumë për arsyet e largimit dhe as nuk mundet njeri të më largojë nga Kukësi përfundimisht ndonjëherë, por mënyrën si më larguan nuk e meritoja. Falënderoj të gjithë dashamirësit e mi e të gjithë tifozët e mrekullueshëm kuksianë që më kanë mbështetur në çdo hap. Për mua ata janë special. E vështirë ndarja me Kukësin, por nuk ishte zgjedhja ime kjo. Suksese të mëtejshme FK  KUKESIT”.

(Kosova Sot Online)