Messi, futbollisti i dytë më i vjetër në histori që e fiton “Këpucën e Artë”

  • 25 May 2019 - 13:10
Messi, futbollisti i dytë më i vjetër në histori që e fiton “Këpucën e Artë”

Messi është fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2018/19, për herë të gjashtë në karrierë.

Leo Messi e ka përfunduar sezonin në La Liga me 36 gola n 34 paraqitje, duke lënë prapa Kylian Mbappen me 33 gola – për ta fituar “Këpucën e Artë”.

Ai u bë futbollisti i dytë më i vjetër në histori që e fiton këtë çmim.

Deri më tani, këtë rekord e mbante Hugo Sánchez, që e fitoi atë në moshën 31-vjeçare, 10 muaj dhe 26 ditë. Messi, në anën tjetër, sapo e ka fituar “Këpucën e Artë” në moshën 31-vjeçare, 11 muaj dhe 26 ditë.

Për shkak të sezonit fantastik, Leo është favorit edhe për “Topin e Artë”.

(Kosova Sot Online)