E duan trofeun, tifozët e Barcelonës nisin festën para finales

  • 25 May 2019 - 15:45
E duan trofeun, tifozët e Barcelonës nisin festën para finales

Tifozët e Barcelonës janë gati për finalen e madhe me Valencian.

Sonte, nga ora 21:00 në “Villamarín”, Barcelona do të kërkojë trofeun e dytë për sezonin 2018/19, kurse Valencia të parin dhe që të përfundojë sezonin edhe më mirë, pas kualifikimit sërish në Champions League.

Barcelona do të kërkojë gjithashtu që ta mbyllë sa më mirë sezonin dhe të lë prapa zhgënjimin që mori nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

Në Sevilla, tashmë kanë zbarkuar mijëra tifozë të Barcelonës, siçshihet në videon e publikuar nga “El Chiringuito de Jugones”.

Ata kanë nisur festën në zonën e fansave dhe po e kërkojnë trofeun nga futbollistët e tyre.

Festa ka nisur edhe në “FAN ZONE” të Valencias, tifozët janë optimist se mund t’ia dalin dhe ta rrëmbejnë Kupën e Mbretit.

(Kosova Sot Online)