Messi i refuzoi gazetarët pas dy humbjeve më të mëdha të Barçës këtë sezon

  • 26 May 2019 - 15:55
Messi i refuzoi gazetarët pas dy humbjeve më të mëdha të Barçës këtë sezon

Lionel Messi i ka përjetuar rëndë dy humbjet më të mëdha të Barcelonës këtë sezon, aq shumë saqë i ka injoruar plotësisht gazetarët duke kaluar nëpër mixed zone me kokën ulur.

Një sezon që deri në javët e fundit u duk tejet mbresëlënës me Barçën në rrugë të mirë për ta fituar tripletën, skuadra e Ernesto Valverdes i humbi dy tituj në dy ndeshje të humbura.

Edhe pse e kishte humbur Liverpoolin 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou – në një kohë kur e kishte siguruar titullin e 26-të në La Liga – Barça u trondit duke u mundur 4:0 në ndeshjen e kthimit në Anfield, që nënkuptoi në eliminim nga gara primare evropiane dhe dështim në përpjekje për ta fituar tripletën për herë të tretë në histori të klubit.

Pas kësaj ndeshje, Messi kishte mbetur i tronditur. Aq i tronditur saqë gjatë kalimit nëpër mixed zonë, aty ku presin gazetarët, superylli argjentinas i refuzon mikrofonat e shumtë madje duke mos u lodhur as t’i shikojë.

Gjërat u përkeqësuan për kampionin spanjoll të shtunën, kur u mposht nga Valencia në finale të Kupës së Mbretit dhe mbeti me vetëm një titull në sezonin 2018/19 edhe pse ishte shumë pranë tripletës.

Edhe pas kësaj ndeshje, Messi e përsëriti skenarin e njëjtë si në Anfield: nuk ua vari fare gazetarëve.

(Kosova Sot Online)