Inzaghi në Juventus? Reagon sërish Igli Tare

  • 26 May 2019 - 18:47
Inzaghi në Juventus? Reagon sërish Igli Tare

Igli Tare thotë se Inzaghi ka kontratë me Lazion dhe nuk do të largohet. Simone Inzaghi është duke i lidhur me një kalim të mundshëm në Juventus, por edhe me Milanin.

Megjithatë, drejtori sportiv i Lazios, shqiptari, Igli Tare, ka shuar spekulimet, duke thënë se ai do të qëndrojë. “Jemi takuar për qartësuar shumë gjëra, por ai ka kontratë edhe një vit me ne. E gjithë kjo vëmendje për të më duket e ekzagjeruar”, tha Tare për Sky Sport Italia.

“Presidenti e ka thënë, unë e kam thënë dhe mendoj se trajneri beson se do të qëndrojë, kështu që nuk shoh më dyshime”.

(Kosova Sot Online)