25 komuna me mbi 10 mijë fëmijë të Pavarësisë festojnë Ditën Olimpike 2019

  • 26 May 2019 - 20:18
25 komuna me mbi 10 mijë fëmijë të Pavarësisë festojnë Ditën Olimpike 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon nesër (e hënë) Ditën Olimpike 2019, e cila mbahet në 25 komuna dhe fillon në të njëjtën kohë, në ora 09:30.

Në aktivitet marrin pjesë 10-15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008). Dita Olimpike mbahet kryesisht në sheshet e qyteteve.

Në ceremoninë hapëse marrin pjesë figura të larta të shtetit, sportit dhe kulturës. Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajneri Driton Kuka, marrin pjesë në Gjakovë. Në Prishtinë fëmijët do të vrapojnë prej sheshit Zahir Pajaziti deri tek Teatri.

Data 27 maj shënon edhe përvjetorin e 27-të të Komitetit Olimpik të Kosovës.

(Kosova Sot Online)