Flet kapiteni pasi Milani mbeti jashtë Champions League

  • 26 May 2019 - 23:33
Flet kapiteni pasi Milani mbeti jashtë Champions League

Alessio Romagnoli ka folur pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Milani, edhe pse fitoi në sfidën e fundit në udhëtim te Spal, ka mbetur jashtë garës së preferuar – Champions League.

Kështu, sezonin 2019/20, Milani do të luajë sërish në Europa League, ashtu si edicionin që sapo lamë pas.

I zhgënjyes me këtë është edhe kapiteni, Alessio Romagnoli, i cili ka tentuar t’i lumturojë tifozët duke thënë se s’e ka ndërmend të largohet nga Milani.

“Më vjen keq, e morëm vesh që Empoli gaboi dy gola në fund të ndeshjes me Interin… Ne e bëmë tonën, na vjen shumë keq… Por, gjatë sezonit flakëm disa pikë në ndeshje të thjeshta, duke mos i mbyllur”, tha Alessio Romagnoli.

“Nëse do të zgjidhja, do të riluaja derbin apo ndeshjen me Parma, sepse ishim një hap larg Champions League”.

“E ardhmja? Ndihem mirë këtu, jam kapiteni, kam kontratë të gjatë. Për këto gjëra, pyesni klubin”.


(Kosova Sot Online)