Ku mbeti Prishtina pas ndeshjes me Feronikelin?

  • 27 May 2019 - 17:00
Ku mbeti Prishtina pas ndeshjes me Feronikelin?

 

Prishtina menjëherë pas ndeshjes me Feronikelin ka shkuar në pushime dhe futbollistët janë duke i shijuar pushimet deri në rifillimin e përgatitjeve që pritet të nisin nga java e ardhshme.

Prishtina edhe këtë vit do të jetë pjesë e garave ndërkombëtare, saktësisht e Ligës së Evropës, derisa kundërshtarin pritet ta mësojë me 11 qershor.

“Menjëherë pas ndeshjes me Feronikelin skuadrës i është dhënë pushim. Këto ditë do të jepet njoftimi kur ja nis faza dhe ku vazhdojnë përgatitjet, për momentin skuadra është në pushim”, ka thënë zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi për “Kosova Sot Online”.

Trajneri Mirel Josa tash për tash duket i qetë dhe nuk ka paralajmëruar ndryshime, megjithatë burime të afërta me klubit njoftojnë se do të ketë ndryshime në skuadër sa i përket prurjes së lojtarëve.

Image

Prishtina aktualisht është skuadra më me përvojë në arenën ndërkombëtare, ajo që nga pranimi i Kosovës në UEFA gjithmonë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupat e UEFA-s dhe sivjet me përvojën që ka krijuar me të drejtë pritet të ketë rezultate të mira.

(Kosova Sot Online)