Skuadra belge mburret me Mërgim Vojvodën

  • 27 May 2019 - 17:22
Skuadra belge mburret me Mërgim Vojvodën

Mërgim Vojvoda është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi i djathtë i Kosovës është prezantuar tek gjiganti belg, Standard Liege.

Drenicasi u transferua nga Excel Mouscroun, tek të cilët luajti viteve të fundit.

Vojvoda ka shkëlqyer edhe në ndeshjet e fundit me Kosovën dhe kjo ka bërë të bie në sy të Standardit. Lojtari kërkohej edhe nga klube tjera belge dhe jashtë Belgjikës, duke bërë kështu që Standard ta cilësojë si një prurje shumë të madhe në ekip ardhjen e mbrojtësit të Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)