Allegri afër gjigantit spanjoll të La Ligas

  • 27 May 2019 - 20:03
Allegri afër gjigantit spanjoll të La Ligas

Ish trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri po pret telefonat nga Barcelona, në të kundërtën do të pushojë një vit. E ardhmja e Ernesto Valverdes është në dyshim, ai mund të largohet nga Camp Nou.

Pak kohë më parë Valverde vazhdoi kontratën edhe për 12 muaj, por mund të shkarkohet nga dita në ditë.

Kjo për shkak se nga një sezon fantastik ku ishin afër ‘tripletës’, fituan vetëm La Ligan.

Barça dështoi të fitojë Copa del Rey ku humbi në finale nga Valencia, derisa shpërdoroi epërsinë prej tre golave në gjysmëfinale të Champions League, duke u eliminuar nga Liverpooli.

Goal raporton nga burime të sigurta se Massimiliano Allegri po pret telefonat nga Barcelona, derisa ditë më parë tha se nëse s’do të ketë ofertë të mirë, do të pushojë.

“Nëse do të ketë mundësi, do të kthehem në stol, në të kundërtën do të pushoj një vit”.

“Nëse kam mundësi të zgjedh, do të zgjedh ekipin që dua. Oferta konkrete? Ende jo”.

(Kosova Sot Online)