Kuka dekorohet me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga kryeministri Haradinaj

  • 27 May 2019 - 20:16
Kuka dekorohet me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka dekoruar trajnerin e xhudos, Driton Kuka me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Haradinaj në një postim në profilin e tij në Facebook ka thënë se brezi i artë i xhudistëve të Kosovës, të udhëhequr nga Kuka, janë vlerat më të çmuara të shtetit.

Image

Kryeministri i Kosovës shtoi se financimi i palestrës për xhudo është përkrahje modeste krahasuar me arritjet e xhudistëve të prirë nga Majlinda Kelmendi.

Ai gjithashtu vendosi ta dekorojë trajnerin e xhudos, Driton Kuka me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të kryeministrit Haradinaj:

“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Image

(Kosova Sot Online)