Pritet shkarkimi i Valverdes, zbulohet edhe zëvendësuesi i tij

  • 28 May 2019 - 14:21
Pritet shkarkimi i Valverdes, zbulohet edhe zëvendësuesi i tij

Kapitullimi i Barcelonës kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe humbja kundër Valencias në finales e Kupës së Mbretit, që u zhvillua të shtunën, kanë bërë që tani të pritet shkarkimi i Ernesto Valverdes nga pozita e trajnerit të Barcelonës.

Mediat spanjolle raportojnë se gjatë orëve në vazhdim do të zyrtarizohet shkarkimi i Ernesto Valverdes nga pozita e trajnerit të Barcelonës, pasi që drejtuesit e klubit e kanë humbur besimin te ai, transmeton Gazeta Express.

Triumfi në ligën vendore do të konsiderohej sukses te shumë klube, mirëpo Barcelona e kishte synim kryesor triumfin në Ligën e Kampionëve për këtë sezon dhe pak para fundit kishte ëndërruar për tripletë.

Megjithatë, ëndrra për tripletë përfundoi me vetëm një titull dhe sipas radiostacionit spanjoll RAC1, Valverde do të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit të klubit katalonas, përkundër që e zgjati kontratën e tij me Barcelonën vetëm para tre muajve.

Sipas gazetarit italian të Sky Sports, Gianluca di Marzio, trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës dhe ish-trajneri i Wigan Athleticut, Roberto Martinez, do të jetë zëvendësuesi i Valverdes në Camp Nou.

Trajneri Martinez pritet ta sjellë një stil më sulmues sesa Valverde në Camp Nou dhe detyra e tij do të jetë për ta sjellë titullin e Ligës së Kampionëve përsëri në Barcelonë, për herë të parë që nga viti 2015. 

(Kosova Sot Online)