Gjimshiti flet pas operacionit që e la jashtë skuadrës së Shqipërisë

  • 29 May 2019 - 12:10
Gjimshiti flet pas operacionit që e la jashtë skuadrës së Shqipërisë

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, bëri të ditur se Berat Gjimshiti nuk është ftuar për ndeshjet e qershorit për shkak se do të bëhej operacion. Tani, përmes rrjeteve sociale, mbrojtësi ka treguar se e ka kaluar me sukses operacionin.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti i ndihmoi Atalantas ta sigurojë kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, megjithatë ai nuk do të ketë mundësi t’i ndihmojë Shqipërisë në ndeshjet e radhës.

Ai dje u bë operacion, ndërsa sot e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për t’i lajmëruar tifozët se operacionin e kaloi me sukses dhe tani do të fillojë punën për rikuperim.

Image

 

(Kosova Sot Online)