Zyrtare: Orari i ndeshjeve të barazhit dhe detajet

  • 29 May 2019 - 12:18
Zyrtare: Orari i ndeshjeve të barazhit dhe detajet

Sot në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e barazhit për pjesëmarrje në IPKO Superligë sezonin e ardhshëm.

Përmes shortit, është vendosur që ndeshja mes Besës dhe Gjilanit të zhvillohet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” do të vendosen në lindje të stadiumit.

“Vlen të theksohet se tifozët tanë “Skifterat”, do të vendosen në sektorin e Lindjes, kurse bileta hyrëse do të kushtoj 3 euro”, ka njoftuar Gjilani.

Ndërsa, ndeshja tjetër, mes Trepçës ‘89 dhe Vëllaznimit do të zhvillohet më 1 qershor, po ashtu në orën 16:00 në “Fadil Vokrri”. Vëllaznimi do të luajë si mysafir dhe tifozët e klubit gjakovar do të vendosen në pjesën lindore.

“Pasi që dihet se interesimi është shumë i madh nga tifozët Gjakovar, tribuna lindore do të jetë për ne..”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Vëllaznimi.

Gjilani dhe Trepça ’89 marrin pjesë në këtë ndeshje pasi që u renditën afër fundit të tabelës së Ipko Superligës gjatë sezonit 2018/19. Ndërsa, Vëllaznimi dhe Besa garojnë për shkak se u renditën në pozitën e tretë dhe të katërt në Ligën e Parë.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)