Drenasi me turne madhëshor përkujton heroin e saj Rasim Kiçina

  • 29 May 2019 - 16:19
Drenasi me turne madhëshor përkujton heroin e saj Rasim Kiçina

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike te Dëshmorit të Kombit, Rasim Kiçina, në Drenas do të mbahet turneu tradicional në futboll të vogël.

Ky është turneu i 17-të me radhë e i cili njëherësh cilësohet si njëri nga më të mëdha, pasi marrin pjesë klube shiqptare nga të gjitha trojet tona.

Turneu i sivjetëm do të mbahet nga data 30 maj deri me 14 qershor, datë kjo që simbolizon edhe çlirimin e qytetit të Drenasit dhe pritet të marrin pjesë më shumë se 130 ekipe.

Turneu do të mbahet në palsetrën sportive “Hysni Jetullahu” ne Drenas.

Image

(Kosova Sot Online)