Ronaldo: Si presidenti vuajta më shumë sesa si lojtar

  • 29 May 2019 - 16:52
Ronaldo: Si presidenti vuajta më shumë sesa si lojtar

 

Pas një sezoni të parë plot ngjarje në krye të Real Valladolidit, Ronaldo Nazario ka theksuar se roli i tij aktual si president i klubit e ka bërë atë të vuajë më shumë sesa që kishte vuajtur si futbollist gjatë gjithë karrierës së tij.

Ai thotë, megjithatë, zotat e futbollit kanë qenë në anën e klubit të tij këtë sezon. Real Valladolidi i shpëtoi rënies nga La Liga këtë sezon, por legjenda braziliani shpreson se tani mund të ndihmojë ta çojë klubin përpara.

“Më shumë vuajta në postin e presidentit sesa kur isha futbollist”, tha Ronaldo për MARCA.

“Unë përpiqem t’i fsheh emocionet, por dita më e keqe për mua ishte kur e siguruam mbijetesën. Mbase zotat e futbollit na ndihmuan, ama ne e merituam qëndrimin në ligë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)