Xhaka i pafat qëllon shtyllën

  • 29 May 2019 - 21:42
Xhaka i pafat qëllon shtyllën

Granit Xhaka ka qenë shumë pranë golit hapes në finale të Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit, e cila po zhvillohet momentalisht në Baku.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës me pak fat ka mundur ta kalojë në epërsi skuadrën e tij, Arsenal, por goditja e tij bombë preku shtyllën dhe përfundoi jashtë.

Në minutën e 28-të, Xhaka goditi fuqishëm me këmbën më pak favorite, të djathtën, nga rreth 35 metra largësi, por fati nuk ishte në anën e tij.

(Kosova Sot Online)