Video nga shtrati, Muriçi kërkon dikë për ta shoqëruar

  • 30 May 2019 - 12:12
Video nga shtrati, Muriçi kërkon dikë për ta shoqëruar

Portieri i ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriçi, e ka publikuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku ka kërkuar një person për ta shoqëruar atë, përderisa shtrihej i vetëm në shtrat.

Arijanet Muriçi është për momentin në Cyrih të Zvicrës, ndërsa të dielën ai do t’i bashkohet skuadrës së Kosovës, pasi që më 2 qershor bëhet grumbullimi i ekipit kombëtar.

Muriçi jeton për shumicën e sezonit në Angli, pasi që është pjesë e skuadrës së Manchester Cityt, me të cilët këtë sezon është shpallur kampion në tri gara, Premierligë, FA Cup dhe League Cup.

Gjatë kësaj kohe që e ka pushim, Muriçi e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku e shfaq pjesën e zbrazur të shtratit të tij dhe kërkon një person për ta shoqëruar atë në rrethin e Cyrihut.

“Lajmërohuni kush ka kohë për të kaluar me mua në rrethin e Cyrihut”, shkroi Muriçi.

(Kosova Sot Online)