Futbollisti italian dënohet pasi i zhveshi pantallonat para gjyqtares së ndeshjes

  • 31 May 2019 - 10:27
Futbollisti italian dënohet pasi i zhveshi pantallonat para gjyqtares së ndeshjes

Një futbollist italian 14-vjeçar është dënuar me një vit pezullim nga ndeshjet e futbollit pasi i kishte zhveshur pantallonat dhe e kishte bërë një veprim vulgar në drejtim të gjyqtares së ndeshjes.

Incidenti kishte ndodhur më 11 maj në një turne në Mestre të Venecias, ku merrnin pjesë klube me futbollistë nën moshën 14-vjeçare.

Një futbollist i klubit Treporti e kishte bërë këtë veprim pasi skuadrës kundërshtare i ishte akorduar një korner. Menjëherë pas kësaj, ai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtarja Giulia Nicastro.

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) e përshkroi këtë sjellë si plotësisht të papranueshme dhe për këtë arsye ka marrë vendim që ta pezullojë 14-vjeçarin për një vit. Megjithatë, pezullimi i tij do të përgjysmohet nëse ai pranon ta ndjekë një kurs edukues.

Gjyqtari Nicastro, 22-vjeçare, është nga Venecia dhe ajo ka referuar në më shumë se 40 ndeshje të këtij niveli. Edhe tifozët që kishin ardhur për ta përcjellë ndeshjen e kishin abuzuar gjyqtaren gjatë ndeshjes. 

Image

 

(Kosova Sot Online)