Kush do të performojë nesër në finalen e Ligës së Kampionëve?

  • 31 May 2019 - 12:11
Kush do të performojë nesër në finalen e Ligës së Kampionëve?

Grupi Imagine Dragons do t’i ndjekë hapat e Alicia Keys, Black Eyed Peas dhe Dua Lipës, duke performuar para finales së Ligës së Kampionëve, në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

UEFA ka konfirmuar se Imagine Dragons do të jetë grupi që do të performojë para se të fillojë përballja mes Liverpoolit dhe Tottenhamin në finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Ky grup është më së shumti i njohur në Evropë për hitet e tyre “Radioactive”, “Demons” dhe “Thunder” si dhe e kanë kryesuar listën për këngët rok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dy këngët e tyre, “Natural” dhe “Bad Liar”.

Ky grup do të performojë në “Wanda Metropolitano” për rreth dhjetë minuta para ndeshjes së madhe. Ata i kanë shitur mbi 12 milionë albume.

“Jemi të nderuar që do të performojnë në finalen e Ligës së Kampionëve me Pepsin, për disa ndër tifozët më të zjarrtë të sportit në planet. Do ta bëjmë një shfaqje të mrekullueshme në Madrid”, ka thënë kryesuesi i grupit, Dan Reynolds.

Ata do t’i ndjekin hapat e Dua Lipës, Black Eyed Peas dhe Alicias Keys, që kanë performuar në edicionet paraprake të kësaj gare prestigjioze të Evropës.

(Kosova Sot Online)