Respekt për Panuccin, por Reja është më i komunikueshëm

  • 31 May 2019 - 16:51
Respekt për Panuccin, por Reja është më i komunikueshëm

 

Ashtu si shumë futbollistë tjerë, edhe Roshi ka folur për trajnerin e ri, Rejan.

Një pas një futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë dhënë mendimet e tyre për ndryshimin në skuadër me trajnerin e ri, Edi Reja, pas shkarkimit të Christian Panucci.

I radhës që është pyetur për këtë, është anësori, Odise Roshi. Ai e ka pranuar se Reja është më i komunikueshëm se Panucci.

“Panucci? Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon përfekt”, deklaroi Roshi.

Roshi nuk ka qenë i grumbulluar në ndeshjet e marsit për shkak të një dëmtimi, por është gati për sfidat kundër Islandës dhe Moldavisë.

(Kosova Sot Online)