Trepça ’89 edhe për një edicion në Superligë, Vëllaznimi dështon

  • 01 June 2019 - 18:14
Trepça ’89 edhe për një edicion në Superligë, Vëllaznimi dështon

 

Trepça ’89 është ekipi i fundit që merr biletën për edicionin 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit triumfuan përballë Vëllaznimit në një ndeshje me shumë gola dhe shumë të tensionuar me rezultat 4:2.

Gjashtë gola, dy kartonë të kuq dhe shumë tensioned u mbyll ndeshja e dytë e barazhit të këtij edicioni.

Kujtojmë që më 30 maj Gjilani kishte siguruar ekzistencën në ndeshjen e barazhit përballë Besës së Pejës (1-0).

(Kosova Sot Online)