Vajza që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve fitoi mbi 13 milionë dollarë

  • 02 June 2019 - 15:40
Vajza që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve fitoi mbi 13 milionë dollarë

Në finalen e Ligës së Kampionëve vëmendje të madhe mori vajza që hyri brenda në fushë duke ndërprerë ndeshjen.

Në veshjen e saj shkruhej “Vitaly Uncensored”, që është një web-site i të dashurit të saj me emrin Vitaly.Vitaly në ‘Instastory’-n e tij e ka postuar pas katër orëve sa persona janë regjistruar në web-siten e tij pasi e dashura e tij ndërpreu lojën.

Në fotografi shihet se 1 milion e 325 mijë e 958 përdorues të rinj janë regjistruar.

Image

Regjistrimi në këtë web-site është 9.99 dollarë. Që do të thotë që brenda katër orëve, Vitaly me të dashurën e tij kanë fituar 13 milionë e 246 mijë dollarë.

Image

(Kosova Sot Online)