E jashtëzakonshme, tifozët e Liverpoolit janë të ‘çmendur’ – kështu festuan me futbollistët!

  • 02 June 2019 - 16:51
E jashtëzakonshme, tifozët e Liverpoolit janë të ‘çmendur’ – kështu festuan me futbollistët!

Liverpooli i ka dhënë fund vuajtjes 14 vjeçare, duke triumfuar në Champions League.

Liverpooli e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma në “Wanda Metropolitano” në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Pjesë e këtij triumfi ishte edhe shqiptari, Xherdan Shaqiri, që e fitoi këtë trofe për herë të dytë në karrierë – pasi e kishte shijuar ndjenjën e kampionit edhe në vitin 2013 me Bayern Munich.

Tifozët e Liverpoolit thjesht ishin të jashtëzakonshëm në Madrid, para dhe pas finales. Më poshtë keni një video të publikuar nga “BT Sport” emocionuese se si këndojnë dhe festojnë si asnjëherë më parë në një finale bashkë me futbollistët dhe gjithë stafin e klubit.

(Kosova Sot Online)