Kosova me shumë mungesa i nis përgatitjet për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

  • 02 June 2019 - 19:26
Kosova me shumë mungesa i nis përgatitjet për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Pjesa më e madhe e futbollistëve i janë bashkuar Kosovës dhe kanë nisur përgatitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e qershorit.

Kosova ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e qershorit me Malin e Zi (7) dhe Bullgarinë (10).

Pjesa më e madhe e futbollistëve i janë bashkuar “Dardanëve” ndërsa për herë të parë me grupin po stërvitet edhe Florent Hadërgjonaj.

Sipas asaj që raporton Super Sport, në stërvitjen e parë të Kosovës para ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”, mungojnë 7 futbollistë: Samir Ujkani, Arbër Zeneli, Benjamin Kolloli, Leart Paqarada, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic dhe Fidan Aliti.

Stërvitjet e sotme do të jenë kryesisht të lehta.

Fillimisht Kosova do të përballet me Malin e Zi, të premten me 7 qershor, kurse më pas me Bullgarinë – të hënën me 10 qershor. Që të dy takimet “Dardanët” do t’i zhvillojnë në udhëtim nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)