Dikur drithëronte Evropën, klubi belg përjashtohet për trukime!

  • 02 June 2019 - 19:55
Dikur drithëronte Evropën, klubi belg përjashtohet për trukime!

Trukimet janë një plagë e pashërueshme e futbollit dhe nuk prekin vetëm vendet e varfra, sepse kudo ka ekipe apo lojtarë që mundohen të gjejnë rrugën e shkurtër për t'u pasuruar, apo për të arritur te objektivat sportive.

Ditët e fundit ka bërë bujë në Belgjikë dënimi i KV Mechelen, klub historik, që është dënuar me zbritje nga kategoria për trukimin e një ndeshjeje kundër Waasland-Beveren.

Mechelen fitoi Kupën e Belgjikës para pak ditësh dhe gjithashtu u ngjit në elitë, por tashmë Federata Belge e ka rizbritur në divizionin e dytë (12 pikë mbinus, të ndara në dy faza, sezon i rregullt e play-off), duke e përjashtuar edhe nga Europa League, ku do të shkojë Gent, si finalist i kupës.

Ndërkaq, Waasland-Beveren është shpallur i pafajshëm dhe vendin e Mechelen në Jupiler e merr Beerschot-Wilrijk.

Image

Janë përjashtuar për 10 vite edhe 3 drejtues të lartë të Mechelen, ndërsa janë përjashtuar për një vit presidenti i Waasland-Beveren dhe një anëtar i bordit drejtues.

Mechelen ka paralajmëruar apel në Gjykatën Belge të Arbitrazhit Sportiv, ndërsa më pas mund të shkojë në CAS në Lozanë.

(Kosova Sot Online)