City pas Fekirit

  • 02 June 2019 - 22:36
City pas Fekirit

Manchester City po i bën konkurrencë skuadrës së Liverpoolit në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Nabil Fekir, ka njoftuar të dielën "Daily Express".

Fekir te skuadra e Cityt shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm dhe për kartonin e tij kampioni i Anglisë është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 75 milionë euro.

Fekir 25-vjeçar po kërkohet edhe nga Liverpooli, por skuadra e Lyonit po kërkon të paktën 80 milionë euro dëmshpërblim.

Fekir, që ka 21 paraqitje me Francën, është produkt i akademisë së Lyonit dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2013. Ai ka kontratë deri në vitin 2020 kurse së fundi ka refuzuar rinovimin, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga klubi këtë verë.

Fekir në edicionin e fundit ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.


(Kosova Sot Online)