Shaqiri zbulon të ardhmen gjatë festës së titullit

  • 02 June 2019 - 23:37
Shaqiri zbulon të ardhmen gjatë festës së titullit

Premierliga, ky është objektivi i Shaqirit dhe Liverpoolit sezonin e ardhshëm.

Xherdan Shaqiri e ka fituar për herë të dytë në karrierë trofeun e Champions League, pasi Liverpooli e mundi 2-0 në finale Tottenhamin.

Për këtë triumf, u bë festë e çmendur në qytetin e Liverpoolit.

Me qindra mijëra tifozë vërshuan rrugët e qytetit për paradën e heronjve, që ishin vendosur në autobus të hapur, nga ku shijuan atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga fansat, që raportohet zyrtarisht nga zyrtarët e qytetit se ishin mbi 700 mijë.


(Kosova Sot Online)